Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë aksionit të policisë janë konfiskuar një arsenal armësh.
Sipas policisë, gjatë kontrollit-kërkimit të një personi të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pushkë gjuetie me dylbi, një pistoletë cal.9mm, një pushkë ajrore cal 4.5mm, 101 fishekë të cal 30.06, 85 fishekë të cal 12mm, 9 fishekë te cal 7.62 (nuk posedon leje), 233 fishekë te cal. 9mm, një fishek i cal. nn (nuk posedon leje), një bateri për gjueti ngjyrë e zezë, pajisje për pastrimin e armëve të gjata (gjuetisë), një dron Mini, një palë dylbi nate, një palë dylbi të zeza, një palë dylbi CHS zmadhues dhe 27 thika me dimensione të ndryshme.
Prokuroria Speciale i kishte liruar katër personat të cilët u shoqëruan dje në Stacionin Policor në Kaçanik.
Elmedin Raka, Ridvan Axhami, Fatjon Tusha dhe Labinot Murati ishin arrestuar dje në një aksion të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë së Kosovës
Këta persona kanë lidhje shoqërore me 7 të arrestuarit për vrasjen e policit Muhamed Lika në Kaçanik. Madje, njëri prej të arrestuarve të djeshëm është vëllai i një të dyshuari në grupin e 7 të arrestuarve të hënën. Të gjithë janë shfaqur nëpër postime të ‘Rinisë Islame Kaçanik’.