Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e zgjedhur për një mandat të dytë, i paraqiti Parlamentit Evropian Udhëzimet e saj Politike për Komisionin Evropian 2024-2029.
Gjithashtu ajo prezentoi listën e Komisionerëve të emëruar dhe portofolët e tyre, që pasqyrojnë ambiciet e shtruara në Udhëzimet Politike.
Komisionerët e emëruar paraqiten në seancat publike në Parlamentin Evropian. Pas kësaj, Komisioni si një e tërë miratohet me një votë të vetme konsensusi nga Parlamenti. Këshilli Evropian, duke vepruar me shumicë të kualifikuar, emëron formalisht drejtimin e ri të Komisionit.