Gjatë kësaj vizite, Presidentja do të diskutojë me homologët e saj mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e vendit për të forcuar pozitën e tij ndërkombëtare, si dhe për të thelluar marrëdhëniet me shtete të tjera për dobi të qytetarëve. Ajo gjithashtu do të marrë pjesë në aktivitete dhe diskutime të organizuara nga vende aleate.
Pjesë e agjendës së Presidentes Osmani do të jenë gjithashtu disa aktivitete të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë dhe me disa shoqata që veprojnë në SHBA.