Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, dëshiroj t’ju uroj të gjithëve paqe, begati dhe shëndet. Ky është një moment i veçantë për të forcuar lidhjet tona njerëzore, për t’u kujdesur për të tjerët dhe për të dhuruar dashuri e solidaritet nëpërmjet vlerave të fesë dhe humanizmit.
Fitër Bajrami na mëson rëndësinë e faljes, mirësisë dhe shpresës, dhe është një mundësi për të reflektuar mbi marrëdhëniet tona me njëri-tjetrin dhe me Zotin. Le të shfrytëzojmë këtë periudhë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë dhe për të ruajtur paqen dhe harmoni ndërmjet të gjithëve.
Gëzuar Fitër Bajramin! U bekoftë çdo familje dhe çdo individ, dhe Zoti na dhëntë begati dhe paqe në jetët tona.
Me respekt dhe solidaritet,
Vjosa Osmani Presidentja e Republikës së Kosovës