Njëherit Profesori Nimani theskon se me kënaqësi po ofroj dhe shpërndaj libra falas nga botimet e mia për studentët tanë, si një kontribut modest për këto gjenerata të jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur që kam mundësinë të kontribuoj në zhvillimin e tyre akademik. Në të ardhmen, do të përpiqem të vazhdoj këtë praktikë, duke siguruar që studentët të kenë qasje të lirë në materialet e nevojshme për studim.
Shpresoj që kjo nismë të frymëzojë kolegët e mi të ndërmarrin hapa të ngjashëm për të mbështetur brezat e ardhshëm të studentëve. Besoj se ndihma për studentët është jo vetëm një përgjegjësi, por edhe një investim në të ardhmen e shoqërisë sonë. Secili prej nesh, si mësimdhënës ose autor, ka mundësinë të kontribuojë në këtë mision.