Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se Projektligji për Zyrtarët Publikë është në harmoni të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Sipas një njoftimi për media, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim unanim, ku ka konstatuar se paragrafët 3, 4 dhe 5 të nenit 18 (Dispozitat kalimtare) të Ligjit nr.08/L-294, që ndryshon dhe plotëson Ligjin nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë, nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën.
Më konkretisht, Gjykata ka vendosur se këto dispozita nuk cenojnë nenin 46 që garanton mbrojtjen e pronës, si dhe nuk janë në kundërshtim me nenet:
-
3 [Barazia para Ligjit]
-
7 [Vlerat]
-
24 [Barazia para Ligjit]
-
32 [E Drejta për Mjete Juridike]
-
49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]
-
53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]
-
54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]
-
55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore].
Në bazë të këtij vendimi, Gjykata ka urdhëruar që ligji i kontestuar t’i dërgohet Presidentes së Republikës për shpallje. Po ashtu, është përcaktuar që aktgjykimi hyn në fuqi ditën kur publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.