Gazetarja Sidorela Gjoni e ka zënë ngushtë Haxhiun, duke e pyetur direkt pse nuk po tërhiqet meqë nuk po merr vota dhe që në vend të saj, Lëvizja Vetëvendosje të dalë me emër tjetër.
“Zonja Haxhiu, një pyetje tejet personale. Pse nuk tërhiqeni, dmth nuk mblidhen një here votat, nuk mblidhen dy herë, tri here, Kosova është në krizë, paralamenti nuk voton ligje. Pse ju personalisht nuk thoni, okej mos më kandidoni më mua, gjeni dikë tjetër se Kosova duhet të eci përpara, na duhet një kuvend dhe s’kemi pse vazhdojmë me kokëfortësi, gjejmë dikë që Kosova të vazhdojë të votojë ligje në parlament, e gjërat të vijnë normalisht.”, ishte pyetja që iu parashtruar Haxhiut, përcjell Reporteri.net.
Haxhiu nuk dha ndonjë përgjigje konkrete, duke instistuar që VV’së i takon ta bëjë propozimin.
“Së pari ne veprimet tona i kemi ndërmarrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta por edhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese I vitit 2014, i jep të drejtë vetëm partisë me më së shumti mandate në zgjedhje që ta bëjë propozimin për Kryetar të Kuvendit dhe në këtë rast, askush tjetër nuk ka të drejtë të përcaktojë emrat”, ka thënë Haxhiu.
Ajo është pyetur edhe pse nuk po i kërkon Kurtit që të heq dorë nga emri i saj, e të gjej tjetër kandidat.
“Unë nuk jam vetëpropozuar dhe ky është qëndrimi i subjektit politik. Pra partia, Lëvizja Vetëvendosje në këtë rast e ka vendosur këtë dhe vetëm Vetëvendosja e ka të drejtën ta ndryshojë ose ta thotë një emër tjetër. Kur jemi këtu, ne jemi në një situatë të qartë. Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar emrin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit dhe kjo i takon VV’së”.
“ Por ju e keni të drejtën të thoni përderisa s’po votohem, gjeni një tjetër se mua s’më duan, apo jo?”, ka vazhduar me pyetjen tjetër gazetarja.
Haxhiu ka thënë se cilido kandidat të ishte, partitë tjera do gjenin arsye të mos e votonin.
“ Jam e bindur që kjo po bëhet për inate politike, sepse këdo tjetër që ne që do ta vendosnim si emër më herët, pra në kohën kur kemi ardhur te pika e emrit, unë jam e bindur do të gjenin ndonjë arsye për të mos e votuar. Ta zëmë po të vendosnim znj.Saranda Bogujevcin, do të thonin po e keqpërdorin për një të mbijetuar të luftës”, ka shtuar ajo.
Pjesa e intervistës:
Zonja Haxhiu, një pyetje tejet personale. Pse nuk tërhiqeni, dmth nuk mblidhen një here votat, nuk mblidhen dy herë, tri here, Kosova është në krizë, paralamenti nuk voton ligje. Pse ju personalisht nuk thoni, okej mos më kandidoni më mua, gjeni dikë tjetër se Kosova duhet të eci përpara, na duhet një kuvend dhe s’kemi pse vazhdojmë me kokëfortësi, gjejmë dikë që Kosova të vazhdojë të votojë ligje në parlament, e gjërat të vijnë normalisht.
Haxhiu: Së pari ne veprimet tona i kemi ndërmarrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta por edhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese I vitit 2014, i jep të drejtë vetëm partisë me më së shumti mandate në zgjedhje që ta bëjë propozimin për Kryetar të Kuvendit dhe në këtë rast , askush tjetër nuk ka të drejtë të përcaktojë emrat
Pse nuk i thoni zotëri Kurtit, zotëri mua nuk më votojnë, gjeni dikë tjetër tek Vetëvendosja dhe të kandidojë dikush tjetër meqë unë nuk po i bëj votat
Haxhiu: Unë nuk jam vetëpropozuar dhe ky është qëndrimi i subjektit politik. Pra partia, Lëvizja Vetëvendosje në këtë rast e ka vendosur këtë dhe vetëm Vetëvendosja e ka të drejtën ta ndryshojë ose ta thotë një emër tjetër. Kur jemi këtu, ne jemi në një situatë të qartë/ Lëvizja Vetëvendosje e ka propizuar emrin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit dhe kjo I takon VV/.
Por ju e keni të drejtën të thoni përderisa s’po votohem, gjeni një tjetër se mua s’më duan, apo jo?
Haxhiu: Jam e bindur që kjo po bëhet për inate politike, sepse këdo tjetër që ne që do ta vendosnim si emër më herët, pra në kohën kur kemi ardhur te pika e emrit, unë jam e bindur do të gjenin ndonjë arsye për të mos e votuar. Ta zëmë po të vendosnim znj.Saranda Bogujevcin, do të thonin po e keqpërdorin për një të mbijetuar të luftës.
Vetë çfarë mendoni kur jeni në seancë dhe e shihni që për herë të tretë, katër, pestë nuk bëhen votat?
Haxhiu: Kjo është e qartë, Është luftë politike, luftë speciale kundër VV-së. Është e qartë që ka një mungesë të vullnetit për të konstituar Jam që 15 vjet në politikë, dhe ndoshta kjo është më e lehta prej situatave në të cilat kemi kaluar gjatë kësaj kohe. Presim reflektim nga ana e opozitës…./Reporteri.net