Sipas faqes së internetit të Qeverisë Federale, kërkesa për punëtorë të kualifikuar varet nga tre kategori: profesionistë të kualifikuar që kanë përfunduar të paktën dy vjet trajnim profesional ose kualifikim të ngjashëm; specialistë që kanë një trajnim artizanal ose teknik dhe ekspertë me arsim universitar katërvjeçar, raporton Shengenviza.news.
Grupi i parë: Ata që kanë të paktën dy vjet formim profesional, kërkohen këto profesione:
- Punë nëntokësore
- Mirëmbajtja dhe instalimi i qarqeve elektrike
- Teknologji për ngrohje dhe klimatizimi
- Ndërtimi i kanaleve dhe tuneleve
- Kujdesi për të moshuarit
Sipas ekspertëve, të gjithë të diplomuarit nga një program universitar katërvjeçar në fushat e mëposhtme, mund të mirëpriten për t’u punësuar në Gjermani:
- Mjekë të specializuar në mjekësinë e brendshme
- Profesionet në zhvillimin e softuerit
- Avokatët
- Mjekë të specializuar në anesteziologji
- Mbikëqyrje, shërbime emergjente mjekësore, menaxhim, infermieri
- Farmacistë