Presidenti rus Vladimir Putin prezantoi sot nëndetësen me energji bërthamore “Perm”, duke marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së “bishës” së re të flotës detare ruse.
Kjo është një nëndetëse e gjeneratës së re, e cila është e pajisur me raketa supersonike Zircon me një rreze veprimi afërsisht 900 kilometra.
“Perm” është nëndetësja e gjashtë e klasit Yasen dhe është ndërtuar nga Sevmash afër Murmansk.
Sipas Reuters, agjencitë ruse, duke cituar dokumente në lidhje me nisjen, raportuan se specifikimet e ndërtimit të anijes ndryshonin pak nga modelet e mëparshme të së njëjtës klasë.
Putin prezanton “bishën” e deteve, Perm – nëndetësja
Sipas mediave ruse, gjatë vizitës së tij në Murmansk, i forti i Kremlinit inspektoi edhe nëndetësen me energji bërthamore “Arkhangelsk” dhe objektet e Atomflot, e cila menaxhon flotën ruse të akullthyesve.