Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për anulimin e rezultatit të votave me postë, duke e hedhur ankesën e tyre si të pabazuar. LVV kishte kërkuar që të shpallej i pavlefshëm rezultati i votave me postë për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidatët e saj, që përfshinte gjithsej 18,933 vota.
Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që të përsëritet votimi me postë dhe që të largohen disa kandidatë të LDK-së nga lista e deputetëve, duke pretenduar manipulim të votave që nga faza e regjistrimit të votuesve.
Në vendimin e PZAP-së, është theksuar se LVV nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme që të mbështesin akuzat për manipulim, duke e bërë kërkesën të pabazuar.
Lëvizja Vetëvendosje tani ka afat 48 orë për të apeluar këtë vendim në Gjykatën Supreme.