Për çështjen e shumës financiare të koeficientit është pyetur edhe ministri Hekuran Murati. Në një konferencë për çështjen e tatimit në pronë, z. Murati deklaroi se është vlera e koeficientit është duke u përllogaritur, duke shtuar se nuk e kanë mbajtur të fshehtë atë.
“Ne nuk e kemi mbajtur të fshehtë vlerën e koefcientit, mirëpo janë duke u bërë përllogaritjet.” – tha Murati.
Kujtojmë që në publik janë diskutuar disa mundësi të vlerës së koeficientit. Madje AAK-ja kishte kërkuar që koeficienti të jetë 129 euro.