Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 110-të, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për ndarjen e mjeteve prej 7 milionë eurove për shtesat ndaj punëtorëve të ndërmarrjeve publike dhe për studentët.
Po ashtu me këto mjete do të bëhet subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
“Miratohet kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarje të mjeteve buxhetore prej 7 milionë euro për zbatimin e pikës 1.4 dhe 1.6 të Vendimit Nr. 31/99 të datës 30.09.2022, përkatësisht për pagesat e njëhershme për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe pagesat e njëhershme për studentët, dhe për zbatimin e Masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në vendim. /Telegrafi/