Burime të Klan Kosovës bëjnë me dije edhe me Shërbimin Korrektues të Kosovës u veprua ngjashëm siç u bë me policët dhe ushtarët e FSK-së ku nuk iu paguan orët shtesë.
“Pavarësisht përkushtimit dhe sakrificës së vazhdueshme të zyrtarëve policorë, deri më tani nuk kemi marrë asnjë komunikim zyrtar nga Qeveria për këtë çështje. Sindikata e Policisë e Kosovës kërkon nga Ministria e Financave që të ekzekutojë menjëherë pagesat e prapambetura, duke siguruar kompensimin e plotë për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, në përputhje me të drejtat ligjore të zyrtarëve policorë”, thuhet në reagimin.