Rama ka mohuar se ka probleme pronësore në këtë pjesë.
“Projekti është i mrekullueshëm dhe nuk ka asnjë problem me shty përpara. Ne po vazhdojmë me punimet, për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë”, tha ai.
Për nisjen e këtij projekti, Rama ka bërë edhe një postim në Facebook, ku ka thënë se sheshi “Xhorxh Bush”, do të bëhet pikë e rëndësishme referimi për të gjithë ata që kërkojnë një qasje më të shëndetshme në jetën urbane.
“Nisin punimet për sheshin ‘Xhorxh Bush’. Ky është një hap i madh drejt transformimit të këtij hapsire në një oazë të vërtetë urbane, ku prioriteti ynë kryesor është të ofrojmë sa më shumë hapësirë për qytetarët, veçanërisht për fëmijët, dhe të krijojmë një mjedis të gjelbër. Hapësirat publike do të jenë të rrethuar nga zona të mbushura me pemë, duke krijuar një ekosistem të jetesës dhe një mikrosistem të natyrës që bashkëjeton në harmoni me qytetin. Po ashtu, dizajni i ri do të sigurojë qasje të lehtë për të gjithë, duke garantuar se çdo qytetar, pavarësisht moshës ose aftësive, do të mund të shijojë këtë hapësirë pa pengesa”.
