Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një karikaturë me simbole nga shtetet e Bashkimit Europian, ku përfshihet edhe figura e Skënderbeut. Përmes këtij postimi, ai u bën thirrje qytetarëve të bashkojnë votën me Partinë Socialiste për një Shqipëri të barabartë mes vendeve europiane.
Thirrja e Ramës për votën
“Bashkoje votën tënde me mua e me PS, për Shqipërinë që meriton vendin e saj si e barabartë mes të barabartëve, në sofrën e madhe të qytetërimit demokratik”, shkruan kryeministri.
Mesazhi nga Athina
Ndërkohë, Rama ndau mëngjesin e sotëm një fotogaleri nga takimi i një dite më parë me shqiptarët e Athinës, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e tyre. “Nga Greqia do të na vijë një buqetë shumë e bukur duarsh që thonë 5 më 11 maj”, shkroi ai, duke falënderuar shqiptarët e Athinës për mbështetjen.