Presidenti izraelit i ka ndarë kryeministrit shqiptar Medaljen Presidenciale të Nderit në një ceremoni të veçantë.
“Është një nderim shumë i posaçëm për personalitete të nivelit më të lartë, por që në rastin tim e konsideroj nderimin e duhur për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre të vetëm tek nazistët”, shkroi Rama në Facebook.
“Në Shqipëri s’ka vend për asnjë formë të urrejtjes fetare apo etnike, përfshirë edhe antisemitizmin”, tha më tutje kryeministri shqiptar.
“Ju refuzuat t’i dorëzoheni presionit ndërkombëtar dhe demonstruat miqësi të thellë dhe mbështetje jetike për Izraelin,” tha presidenti Herzog gjatë ndarjes së medaljes.
Gjatë vizitës së tij në Izrael, Rama vizitoi edhe qendrën mjekësore Sheba në Tel Aviv, nga ku u shpreh se kishte pritur gjatë për këtë vizitë në shtetin mik të Izraelit./gazetametro.net