Kryeministri Edi Rama është nderuar sot nga presidenti i Izraelit me medaljen presidenciale, urdhri më i lartë civil i Izraelit.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se këtë medalje nuk po e merr në emër të tij, por në emrin e të gjithë shqiptarëve.
“Nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marr në emër të të gjithë shqiptarëve të cilët vunë veten dhe jetë në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë moderne dhe e kthyen vendin tim në të vendin vend në Europë që e mbylli Luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa në fillim të saj.
Ndryshe nga vendet e tjera Shqipëria u bë strehë për popullin hebre dhe hebrenjtë nuk largoheshin, por erdhën për të gjetur strehë, mbrojtje dhe për të qenë të sigurt.
Nuk mund të mos kujtoj këtu një prej shumë episodeve të asaj faqeje të lavdishme të historisë sonë kur udhëheqësit fetar, u thirrën nga nazistët për të dhënë qasje dhe dorëzuar arin shqiptar dhe listën e hebrenjve, dhe ata thanë mund të ‘merrni floririn por hebrenjtë janë tanët dhe do t’i mbrojmë’. Ata nuk bashkëpunuan me nazistët”, tha Rama ndër të tjera.