Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për të votuar numrin 5 në fletën e votimit më 11 Maj.
Në një foto që ka ndarë në rrjete sociale, të shkrepur një ditë më parë gjatë hapjes së fushatës elektorale në sheshin “Skënderbej”, Rama shfaqet përballë kullës që po ndërtohet me profilin e Skënderbeut.
Kreu i qeverisë u kërkoi qytetarëve që ta bëjnë së bashku Shqipërinë zonjë të familjes evropiane.
“Voto 5 që së bashku ta bëjmë Shqipërinë 2030 zonjë të Familjes së Bashkuar Europiane”, shkruan Rama.