Në prag të festës së shenjtë të Fitër Bajramit, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dërguar urimet më të përzemërta për Bashkësinë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava dhe për të gjithë shqiptarët myslimanë, pa marrë parasysh ku ndodhen.
Haradinaj ka shprehur dëshirën që kjo festë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje. Ai ka theksuar rëndësinë e bashkimit dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve, duke uruar që çdo besimtar të shijojë këtë ditë të shenjtë me dashuri dhe paqe.
“Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje. Gëzuar Fitër Bajramin!” ka thënë Haradinaj në urimin e tij.