E tmerrshme dhe e dhimbshme.
Jemi dëshmitarë të jetëve të këputura në mes nga dhuna. Tre vdekje të dhunshme, brenda 24 orëve. Tre jetë të humbura. Dhimbje në shumë nivele — për familjet, për miqtë, për një shoqëri që e humb humanitetin sa herë që normalizon krimin.
Por ajo që dhemb më thellë është përpjekja për ta “arsyetuar” dhunën me “motive”, ku fajtorja kujdestare bëhet gruaja — viktima!
Kur një jetë merret me armë, në rrethana paqeje, nuk ka më vend për justifikime. Asnjë “motiv”, asnjë narrativë nuk mund ta zbusë të vërtetën e thjeshtë: është krim.
Nëse si shoqëri e gjejmë më të lehtë të gjykojmë viktimën sesa dorasin, kemi një problem të madh.
Kjo nuk është thjesht tragjedi — është alarm.
Dhimbje pafund. Revoltë e thellë. Dhe një thirrje: Boll ma!