Restoranti shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu” është listuar nga The New York Times si një ndër 100 më të mirët në New York.
Gazeta e njohur amerikane ka bërë një listë të 100 restoranteve më të mirë nga 27,000 të cilat ishin në garë.
Pronari i restorantit është qytetari shqiptar nga Kosova, Ramiz Kukajn. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kukajn shpreh entuziazmin e tij që një restorant me pjata tradicionale shqiptare është përzgjedhur ndër 100 restorantet më të mira në SHBA.
“Ka 27,000 restorante në qytetin e New York-ut. A keni menduar ndonjëherë se do të vinte një ditë kur një restorant shqiptar, me vetëm ushqim autentik shqiptar, do të zgjidhej ndër 100 restorantet më të mira?
Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët, sepse nuk ka asgjë më të mirë”, shkruan Kukajn.
Restoranti shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu” ka fituar një njohje ndërkombëtare për shkak të klasifikimit të tij nga The New York Times si një ndër 100 restorantet më të mira në New York. Kjo gazetë e njohur amerikane ka krijuar listën bazuar në një konkurs që përfshinte një total prej 27,000 restoranteve në qytetin e New York-ut.