Shqiptarët kryesojnë bizneset në Rimini që janë me pronarë shtetas të huaj. Sipas të dhënave të 31 dhjetorit 2020 në këtë provincë kompani aktive të huaja përfaqësojnë 12.8 % të numrit të përgjithshëm, ku kryesojnë shqiptarët me plot 657 biznese.
Përsa i përket fushave të bizneseve të huaja pjesën kryesore e zënë ato të ndërtimit, pasuar nga tregtia, qira dhënia, agjenci udhëtimesh dhe shërbime biznesi, transporti, aktivitete të tjera shërbimi, akomodimi dhe ushqimi dhe industria prodhuese. Sipas të dhënave zyrtare përsa i përket natyrës juridike të bizneseve të huaja mbizotërojnë ato individuale, të ndjekura nga shoqëritë aksionare dhe partneritetet. for extra information about free online cleopatra slots.
Në bazë të vendndodhjes, mbi gjysma e tyre janë në Rimini, e klasifikuar si qendër e madhe urbane, por gjithashtu dhe në zona të tjera si Riccone, Coriano etj.
Përsa i përket kombësive, kryesor Shqipëria me 657 kompani, ndjekur nga Bangladeshi me 362, Rumania me 361 biznese dhe Kina me 297 biznese. Gjithmonë sipas të dhënave, theksohet se gjysma e ndërmarrjeve shqiptare dhe rumune i përkasin sektorit të ndërtimeve ndërsa kompanitë bengale dhe marokene i përkasin tregtisë.