Bëhet e ditur se në takimin ministror, krahas ministres Rizvanolli dhe ministrit Srekas kanë marrë pjesë; ministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, ministri i Bullgarisë, Rosen Hristov, ministri i Italisë, Gilberto Pichetto Fratin si dhe ministri i Rumanisë, Virgil-Daniel Popescu.
“Gjatë takimit, ministrat kanë diskutuar rreth shtrirjes e zgjerimit të lidhjeve të transmisionit, rritjen e pjesëmarrjes së burimeve të ripërtërishme të energjisë në miksin e energjisë të vendeve të Evropës jug-lindore si dhe rritjes së efiçiencës së energjisë si një ndër hapat kyç në përballje me krizën energjetike evropiane”, thuhet në njoftim.
Ministrja Rizvanolli gjatë diskutimit me ministra ka cekur që siguria e energjisë mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë, në të cilin varen pavarësia dhe siguria energjetike e Evropës .
“Është kritike që ky bashkëpunim të ndërtohet jo vetëm duke u bazuar në zhvillim ekonomik por në vlerat tona të përbashkëta evropiane, të paqes e demokracisë”, citohet të ketë thënë Rizvanolli./rtklive/