LDK-ja kërkon nga Ministria e Financave që me vendim të veçantë të pezullojë aplikimin e ri-vlerësimit të fundit të patundshmërive në vend dhe faturat e vitit 2023 të llogariten sipas vlerësimeve para vitit 2022. Po ashtu, kërkojmë që MF-ja të procedojë sa më parë ligjin e ri për tatimin në pronë në kuvend”, tha ajo. Sipas Bajramit, me ligjin e ri do të adresohen pastaj të gjitha nenet që tani janë pengesë për të bërë përshtatjet e nevojshme.
Ajo tutje ka folur edhe për rritjen e tatimit në pronë, teksa kërkoi që ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Departamenti i Tatimit në Pronë në bashkëpunim më komunat gjatë vitit 2023, të bëjnë rishikimin e plotë të procesit të ri-vlerësimit të pronave pas përcaktimit të zonave që marrin parasysh zhvillimin e vendbanimeve dhe ngastrave kadastrale.
Ajo theksoi se MF-ja nuk ka marrë parasysh normën e lartë të inflacionit dhe rrethanat socio-ekonomike.
“Qeveria e pa aftë në kohë të krizës po e rrit tutje koston e jetës qytetarëve. Së pari në kohën e rritjes së çmimeve, Qeveria e pa aftë e ka rritur bazën tatimore për tatimin në pronë. Kjo rritje është rezultat i drejtpërdrejt i vlerësimit të pronave nga ana e Ministrisë së Financave. Problemi është se kjo ministri në ri-vlerësimin e pronave nuk ka marrë paraasysh normën e lartë të inflacionit dhe rrethanave ekonomike në vend. Veprimi i rritjes së bazës tatimore është arrogancë nga ana e kësaj qeverie që ka braktisur qytetarët. Propozimi i ministrit Murati është amatorizëm politik dhe shenjë e qartë e pa aftësisë së tij. Ai nuk e ka idenë se si funksionon ekonomia. Ai nuk e di që Kuvendet Komunale nuk mund të falin borxhe dhe tatime, ato nuk kanë të drejtë ta falin një tatim i cili derivon nga një ligj i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës”, tha tutje Bajrami.