Rukiqi: Ne po prodhojmë kriza, vendet fqinje po tërheqin investime të huaj
Përmes postimit Rukiqi shprehu keqardhje duke thënë se asnjë investitorë i huaj nuk po investon në Kosovë dhe ne jemi duke prodhuar vetëm kriza.
” Në mbledhjet e Qeverive të vendeve të rajonit, vazhdimisht kemi vendime të tilla, për marrëveshje me investitorë të jashtëm, me efekte në punësim e mirëqenie (rasti i fundit në Maqedoninë e Veriut, me kompani gjermane që do t’i punësojën300 punëtorë).
Në anën tjetër, ne prodhojmë kriza, marrim vendime për ndihma sociale, nuk i investojmë as ato që i kemi në buxhet dhe vazhdojmë të lavdohemi me rritjen ekonomike te vitit te kaluar”, shkroi Rukiqi në rrjetet sociale.