Gjatë natës së mbrëmshme, dronët ukrainas e goditën kryeqytetin rus në kohën kur marrëveshja e armëpushimit nuk po pranohet pa kushte nga Rusia, përcjell Gazeta Metro.
Ukraina ra dakord për propozimin amerikan për një muaj armëpushim, mirëpo presidenti rus Vladimir Putin pati ide të tjera, duke kushtëzuar marrëveshjen.
Mbrëmë, Ukraina vazhdoi me sulme ndaj kryqytetit të Rusisë, Moskës, përmes dronëve, që përbën herën e dytë këtë javë, shkruan The Telegraph.
Kryetari i Moskës tha se sistemi i mbrojtjes i rrëzoi katër dronë ukrainas dhe se nuk pati shumë dëme të shkaktuara.