Edhe pse dizajni i serisë së 7 të Pixel është i ngjashëm me atë nga seria e 6, Google megjithatë ka bërë një ndryshim të rëndësishëm – kornizën e kamerës tani e ka mbuluar me metal në vend se ta ketë si zakonisht të xhamit.
Ky konstruksion do të duhej ta bënte telefonin më të qëndrueshëm, e këtë e ka testuar Zak nga kanali JerryRigEverything, transmeton Telegrafi.
Testi i qëndrueshmërisë për Google Pixel 7 Pro, fillon si zakonisht me gërvishtjen e kornizës. Në kornizën e metaltë përreth kamerës janë shfaqur gjurmë të dëmtimit, që ka qenë diçka e papritur.
E Google nuk e bëri të metaltë vetëm kornizën e kamerës, por edhe e zgjeroi në pjesët anësore. Për fat të keq, kjo kompromentoi qëndrueshmërinë e telefonit.
Pixel 6 Pro i kishte mbijetuar një gërvishtje të tillë, derisa 7 Pro ka kaluar shumë më keq sesa që ishte pritur.