Ritmet e jetës aty janë më të lehta dhe banorët pohojnë se bëjnë jetë të qetë. Njëri nga zotërinjtë e intervistuar, në kronikën televizive të televizionit itaian TGR, e fillon përgjigjen e tij me shprehjen shqip “Jemi shumë mirë”, thotë se ne jemi të ardhur nga Shqipëria dhe nga atje kemi marrë pak pasuri dhe shëndetin.
“Këtu është një vend i qetë, bëjmë një jetë të qetë dhe të shëndetshme, dhe ata të rinj që janë aktivizohen me punë”, shprehet Mose Antonio Troiano.
Gjithashtu një cift të moshuarish të cilët kanë një shtëpi private, shprehen se në moshën që ato janë i pëlqen qetësia që ofron ky vendi. Nuk mungojnë dhe të rinjtë që ushtrojnë profesionet e tyre në San Paolo Albanese dhe shprehen optimist.
Në këtë zonë me 5000 banorë, ka aktualisht 118 persona të grupmoshës mbi 70 vjeç, dhe mosha mesatare është mbi 58 vjeç. Të rinjtë e grupmoshës nën 30 vjeç janë vetëm 35 persona. Por situata e vitit të shkuar i ka ndryshuar raportet e shifrave, pasi gjatë vitit 2020 kanë lindur 97 fëmijë, duke bërë që mosha mesatare e rillogaritur të jetë rreth 41 vjeç.