Osmani tha se në takim theksoi urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që sipas saj, dëmtojnë qytetarët e vendit dhe cenojnë vet parimet e BE-së.
E para e shtetit më tej u shpreh se Kosova mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj evropian dhe e përkushtuar për bashkëpunim me qëllim të avancimit në këtë rrugëtim.
Bashkimi Evropian tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin se presin që palët në Dialogun e lehtësuar nga ta, si Kosova dhe Serbia, të përmbushin obligimet e zotuara nga procesi i normalizimit. Vitin e kaluar Komisioni Evropian kanë përcaktuar këto kushtëzime edhe në Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor ku theksohet kushtëzimi shtesë për qasje në fonde me progresin në normalizim për të dyja palët, por meritat u vlerësohen ndaras.