Skuadra e drejtuar nga Fabio Grosso është zyrtarisht ekipi i parë që i bashkohet Serie A për sezonin e ardhshëm, duke u ngjitur nga Serie B pas një sezoni dominues.
Edhe pse Sasuolo kishte fituar derbin ndaj Modenës të shtunën, festa për rikthimin në elitë shpërtheu vetëm sot, kur Spezia, ndjekësja më e afërt, barazoi ndaj Mantovës dhe nuk ka më mundësi matematike të kapë kreun, me 16 pikë diferencë dhe vetëm pesë javë të mbetura.
Kështu, klubi nga Emilia-Romagna i gëzohet një rikthimi të merituar, pas vetëm një sezoni në kategorinë e dytë. Në Serie A, Sasuolo ka zhvilluar 11 sezone radhazi më parë, duke lënë gjurmë me paraqitje mbresëlënëse dhe rezultate të rëndësishme.
Skuadra njihet për performancat e saj të forta, sidomos kundër gjigantëve milanezë – Milan dhe Inter – përballë të cilëve ka arritur rezultate të cilësuara si surpriza të mëdha.