Schwarz ditë më parë i akuzoi partitë e tjera të Kuvendit se e sulmuan Republikën e Kosovës pasi nuk votuan për verifikimin e mandateve dhe tha se këto veprime s’bën të kalojnë pa pasoja.
Ndërsa sot, pas marrjes së mandateve të deputetëve dhe pas dështimit të zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, Schwarz sërish zgjodhi gjuhë të ashpër për t’iu kapur kundërshtarëve.
”Shteti nuk është i shantazhueshëm. Sot e tejkaluam bllokadën e parë të opozitës dhe bëmë betimin si deputetë. Vazhdojmë të hënën betejën parimore dhe aspak të lehtë për konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, shkroi ajo në Facebook, duke u përgatitur për një gjoja betejë ‘parimore’ me kushedi se kë./gazetametro.net