Në mungesë të ministrit Xhelal Sveçla dhe deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës në Gjykatën Themelore të Prishtinës për rastin ku ata, së bashku me deputetët Salih Zyba dhe Drita Millaku, akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018. Gjykatësi Sabit Sadikaj tha se Sveçla ka njoftuar përmes e-mailit se ndodhet jashtë vendit, ndërsa nuk ka prova që Pacolli-Dalipi ka pranuar ftesën për seancë. Seanca u shty dhe për të dy do të dërgohen ftesa të reja. Kjo seancë është pjesë e procesit ligjor që ka nisur për akuzat e ngritura ndaj tyre për përdorim të gazit lotsjellës dhe pengim të detyrave zyrtare.