Dani Carvajal është i lënduar dhe do të duhet të operohet në gju.
“Pasi shërbimi ynë mjekësor ekzaminoi lojtarin tonë Dani Carvajal, ai u diagnostikua me këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior, të ligamentit të jashtëm dhe të popliteusit, muskulit që shtrëngon kapsulën e kyçit të gjurit. Ai do të operohet për disa ditë”, kanë thënë nga Madridi.
Shërimi pas një dëmtimi të tillë zgjat rreth 10 muaj dhe gazetarët spanjollë sqarojnë se duhet një vit për t’u rikthyer në sportin profesional, çka do të thotë se sezoni për legjendën e Realit ka përfunduar.
Megjithatë, pasi u njoftua për dëmtimin, Reali bëri të ditur se i kishte vazhduar kontratën Carvajal.
“Real Madrid njofton se, siç ishte planifikuar, ka rënë dakord me Dani Carvajal për të vazhduar kontratën e tij, e cila do të qëndrojë e lidhur me klubin deri më 30 qershor 2026”, thanë ata nga Reali dhe shtuan.
“Me Real Madridin, ai fitoi 26 tituj në 427 ndeshje: 6 Liga të Kampionëve, 5 Kupa të Botës për Klube, 5 Superkupa Evropiane, katër Liga, dy Kupa të Mbretit dhe katër Superkupa të Spanjës. Carvajal është një nga pesë lojtarët që kanë arritur të fitojnë gjashtë Kupa Evropiane. Në Wembley më 1 qershor, ai u shpall lojtari më i mirë në finalen e Champions League, në të cilën Real Madrid fitoi titullin e pesëmbëdhjetë të kampionëve të Evropës.
Carvajal është gjithashtu një legjendë e skuadrës spanjolle, me të cilën ka luajtur 50 herë. Me fanellën e Spanjës ai fitoi Kampionatin Evropian, Ligën e Kombeve, Kampionatin Evropian U-21 dhe Kampionatin Evropian për U19.
“Real Madridi dëshiron t’i tregojë të gjithë mbështetjen dhe dashurinë e tij dhe i uron atij një shërim të shpejtë në mënyrë që ne të mund të shijojmë përsëri futbollin e tij në fushë sa më shpejt të jetë e mundur,” thanë Royals.