SHBA e prerë, Ukraina nuk rikthehet në kufijt e saj të para fillimit luftës.
SHBA-të kanë përjashtuar çdo mundësi që Ukraina të kthehet në kufijtë e vitit 2014, apo edhe në ato të vitit 2022, përpara pushtimit rus në shkallë të plotë.
Kështu kanë bërë me dije disa zyrtarë amerikanë, të cilët raportohet se kanë thënë se “as nuk duan të dëgjojnë” kërkesa të tilla nga Ukraina.
Aq më pak kur bëhet fjalë për rikthimin në kufijtë e vitit 2014, apo edhe ato të para vitit 2022.
Lajmi vjen në një kohë kur në Arabinë Saudite, pritet të fillojnë negociatat për një tryezë të mundshme paqeje. Pala amerikane, e përfaqësuar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të takohet me atë ukrainase në Jeddah.