Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Mike Walz e bëri të qartë se administrata Trump i ka kërkuar braktisjen e tërësishme të programit bërthamor nga regjimi islamist në Teheran përndryshe do të ballafaqohen me pasojat e asnjë prej opsioneve nuk përjashtohen duke theksuar që të mos nënçmojnë këtë paralajmërim, transmeton Gazeta Metro.
Waltz e përshkroi situatën në Face the Nation të CBS News se ka arritur pikën e vlimit. Ai e saktësoi se “Irani duhet të braktisë programin bërthamor asi soji që e gjithë bota ta shohë. Ashtu siç tha presidenti Trum, kjo ka arriti pikën e vlimit dhe të gjitha opsionet janë në tavolinë.”
Ai e theksoi se regjimi islamist duhet të braktisë të gjitha aspeketet e programit bërthamor duke shtuar se atyre kurrë nuk do të iu lejohet të kenë program të armatimit bërthamore – që është pasurimi, armatosja e programit të tyre të predhave strategjike” pasi është e papranueshme për SHBA kur dihet mbështetja e Iranit për terrorizmin global kundër Perëndimit dhe Izraelit.