Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, në një intervistë ekskluzive për RTK2, ka theksuar rëndësinë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ky proces është i një rëndësie vendimtare për të ardhmen.
“Ndihma financiare ose paratë tona janë vetëm një mjet për të ndihmuar në zbatimin e reformave dhe për të ndihmuar të dyja palët të përgatiten për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka theksuar ai.
Duke folur për formimin e qeverisë së re, Orav theksoi se procesi i formimit të qeverisë shpesh herë pas zgjedhjeve zgjat shumë.
Sipas tij, është jashtëzakonisht e rëndësishme që rezultatet e zgjedhjeve të reflektojnë dëshirat e qytetarëve, pavarësisht nga kohëzgjatja e negociatave.