Prishtinë, 7 dhjetor – Rrëfimet e qytetarëve që punonin jashtë vendit, të cilët kur vinin në Kosovë tregonin për mënyra të lehta për përfitime parash nga mashtrimet me sigurimet në Zvicër, Gjermani dhe lenin gojëhapur ata që jetonin në Kosovë që me të drejtë habiteshin me lehtësinë e kompensimit, nuk janë asgjë para atyre që po ndodhin në vendin tonë.
Qytetari nga Istogu, Mentor Lipaj, i cili sipas fjalës popullore është i shnosh si kokrra e mollës, arriti të përfitojë më ndihmën e drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, një dëmshpërblim prej 296 mijë eurove, pasi atij ju aplikuar shkalla e invaliditeti të plotë.
Kompensimi prej 296 mijë eurove u krye nga Drejtori aktual i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, i cili nënshkroi transferimin e parave në llogari të avokatit të Mentor Lipaj edhe pse e njëjta lëndë po qëndronte e papaguar prej gati 10 vjetësh.
Dy drejtor të mëhershëm të Byrosë Kosovare të Sigurimeve nuk kishin pranuar ta paguanin sepse Gjykata e Apelit, e pati prishur vendimin e Gjykatës së Istogut dhe e kishte kthyer lëndën rigjykim duke kërkuar që i aksidentuar të sillte dokumente nga Belgjika, që do të dëshmonin se ai nuk punon apo përfiton ndihma të tjera nga ky shtet.
Për 10 vjet personi i kompensuar në shumën prej 296 mijë eurove, nuk solli asnjë dokument, dy drejtorët e mëparshëm të BKS refuzuan të paguajnë.
Gjithashtu nuk pati rigjykim
Dëmshpërblimi prej 286 mijë eurove ishte i dyti që qytetari M.L dhe P.K përfituan nga vetaksidenti i shkaktuar në vitin 2010, aksident ku ishin të pranishëm tre persona, përfshirë dhe pronarin e automjetit M.L, i cili në këtë ndodhi qëlloi që nuk ishte shofer i automjetit që e kishte pronë.
Herën e parë personat e vetëaksidentuar përfituan 57 mijë euro, zhdëmtim ky në emër të dëmeve materiale të shkaktuara.
Eksperti Aziz Berisha ka theksuar se pa u plotësuar kushtet që i ka kërkuar më letër, pra konform aktvendimit C.nr.231/11 të datës 28.05.2013 të Gjykatës Themelore në Pejë –Dega Istog, në cilësi të ekspertit që të llogarisë fitimin e humbur-rentën për paditësin e aksidentuar Mentor Lipaj nga Istogu, si pasojë e lëndimeve të tij në aksidentin e trafikut të datës 05.08.2011/
“ Nuk Ishin krijuar kushtet ligjore, pasi që paraprakisht nuk ishin siguruar provat mbi të ardhurat që ai ka mundur t’i realizonte, fillimisht nga sigurimi shëndetësor belg, menjëherë pas lëndimit të tij aksidental dhe për çfarë periudhe, më pas ndoshta nga byroja për punësim atje gjatë kohës sa do të qëndronte në kërkim të një vendi të ri pune adekuat me aftësitë e tija të reduktuara punuese pas lëndimet të tij aksidental dhe në fund – pensionit të realizuar pas pensionimit të tij eventual në Belgjikë”, ka theksuar eksperti Aziri Berisha, ekspertiza e të cilit nuk isht e pëlqyer nga drejtori aktual i BKS, Sami Mazreku.
E gjithë ngjarja ishte e dyshimtë për drejtorët e BKS që nuk pranuan të paguajnë për 10 vjet,por sipas policisë ishte vetëaksident.
“Kemi të bëjmë me një vetë-aksident i cili ka ndodhur më datën 05.08.2011, në fshatin Dollc-Klinë. Në këtë rast shkaktar i vetë-aksidentit ka qenë personi (I. M.), ku të lënduar kanë mbetur personat (I.M., M.L. dhe N.M.). Ky rast është referuar në Prokurorinë kompetente në Pejë, (më numër të lëndës), i pranuar më datën 14.09.2011 nga prokuroria. Kallëzimi penal është paraqitur ndaj të dyshuarit për shkaktim të vetë-aksidentit (I. M.). Ky rast është i evidentuar në librat e regjistrimit të rasteve në Njësitin rajonal të komunikacionit rrugor (NJRKRR), po ashtu është i evidentuar edhe në Data Bazë. Kopja e kallëzimit penal të këtij rasti ndodhet e arkivuar në Njësitin Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë”, pati theksuar përmes zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Pas aksidentit, paditësit M. L dhe N.M paraqitën padi në gjykatë në vitin 2010 pranë Gjykatës Themelore Pejë, Dega në Istog. Gjyqtari Daut Demiraj tani në pension aprovoi kërkesë-padine në vlerë mbi 800.000.00 mijë Euro, për të gjitha kategoritë e dëmit material dhe jomaterial.
Venhar Hana, ish zyrtar në BKS në vitin 2014 ushtroi ankesë jashtë afatit të konstatuar me aktvendimin mbi hedhjen e ankesës si te pasafatshme, sepse ankesa nuk u dorëzua ditën e fundit, të shtunën, por u dorëzua ditën e hënë.
Kjo vonesë në dorëzimin e ankesës ndaj aktvendimit, bën që të hidhet poshtë ankesa dhe lënda të kalojë në Gjykatë të Shkallës së Dytë.
Gjatë procedurës ankimore kjo gjykatë gjykon vet rastin dhe obligon Byronë Kosovare te Sigurimeve, me vendim të formës së prerë ti paguajë paditësit M. L dhe N.M të jo shumën prej 800 mijëve, por vetëm afërsisht mbi 50 mijë euro për të gjitha format e dëmit material dhe jomaterial duke përjashtuar rentën (fitimin e humbur)
Sipas vendimit, për të marrë fitimin e munguar apo rentën, paditësit duhet të vërtetojnë që nuk punojnë dhe nuk marrin të ardhura të tjera, me theks te veçantë Paditesi M.L
Vendimi kërkon të vërtetohet nëse realizon të ardhura në Shtetin Belg nga Puna ose nëse realizon te ardhura nga ndonjë skemë e sigurimit shtetëror ose privat ne Shtetin Belg..
” Dy drejtorë qē kanë menaxhuar deri në ardhjen e Sami Mazrekut as nuk e kanë diskutuar mundësinë për të paguar një shumë të tillë, pasi jo vetëm ekspertiza por edhe vendimi i Gjykatës kërkonte qē M.L të sillte dokumentacion që nuk siguron të ardhura në Belgjikë.” Ai asnjëherë nuk i ka sjellë dhe nuk kishte pse të paguhej kjo shumë:”, thotë një ish zyrtarë i lartë në Byron Kosovare të Sigurimit.
Për më tepër, drejtuesit e këtij institucioni kërkojnë nga ish drejtori që të dërgojë në Belgjikë staf nga Byroja Kosovare e Sigurimit, që të vërtetojnë nëse paditësi M.L punon në Belgjikë apo përfiton nga fondet të ndryshme.
” Janë takuar me M.L në Bruksel dhe ai ka ardhur të na takojë nga puna. Nuk arritën të merrnim dokument zyrtar, për shkak se delegacioni nuk kishte kredenciale të hulumtonte të dhëna personale në një shtet të huaj. Gjithsesi, në asnjë shtet perëndimor nuk mund të jetosh pa të hyra, qoftë nëse i siguron ato nga puna apo nga ndihma sociale”, tregon me tej ish zyrtari i lartë në Byronë Kosovare të Sigurimit, duke shtuar se edhe vet M.L nuk solli asnjë letër që do të mundësonte pagesën.
Pavarësisht mungesës së dokumentacionit, zyrtarët aktualè tē BKS hedhin në shportë ekspertizat e mëparshme dhe porosisin ekspertizën e re.
” Gjëja e parë që bëri Sami Mazreku me këshilltarin e tij ekzekutiv z.Venhar Hana, është se morën lëndën nga Departamenti Ligjor i BKS dhe e mbajtën në zyrën e Drejtorit Gjeneral. Me datë 06.08.2021 e mbyllin këtë lëndë, duke i paguar atij 296,839.00 Euro për fitim të humbur, sikurse ai para aksidentit të kishte realizuar të ardhura në shtetin belg mbi 2000.00 mijë Euro në muaj. Pagesa është kryer me marrëveshje jashtëgjyqësore pa konfirmuar faktin nëse paditësi Mentor Lipaj realizon te ardhura nè Shtetin Belg.
Ngjyra.com ka insistuar të marrë qëndrimin dhe të njihet me dokumentacionin që posedon BKS dhe i ka dërguar pyetjet drejtorit aktual të BKS Sami Mazreku, por nga ana e tij nuk kemi marrë përgjigje.
Ekspertët në këtë ceshtje, sidomos eksperti Aziz Berisha që kreu ekspertizën kërkoi me ngulm vërtetime dëshmi nga Shteti Belg, për tu llogaritur renta për paditësin M.L, ndërsa pas kthimit në rigjykim, gjykata cakton ekspert tjetër.
Ne këtë rast ekspertja me inicialet G. SH e bën llogaritjen vetëm sipas kërkesës së palës paditëse( të autorizuarit të avokatit te palës paditëse) me shkresat që i kanë sjellë, ku paditësi M.L realizonte të hyra prej 2 mijë eurove në muaj.
Qytetari M.L sipas konfirmimeve të ish zyrtarëve të BKS jo vetëm që nuk ka shkallë invaliditeti nē masën 100 për qind, pasi nga puna ka shkuar të takojë ish drejtorin e BKS, por edhe nga fotot në facebook rrezaton shëndet tē plotë.
M.L sikurse vetë kryetari i Keshillit Administrativ i Byrose Kosovare re Sigurimeve z.Besarb Blakaj gjithashtu edhe Avokati i pales B.M janë nga Istogu, ndërsa për koiçidencë nga kjo komunë ka rastisur të jetë edhe Gjykatësi që aprovoi aktpadinë prej 800 mijë eurove.
Ja si duhej të paguhej në bazë të ligjit
Bazuar ne Nenin 35 paragrafi 1.1 te Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe në Nenin 42 dhe Nenin 26.3 te Ligjit nr 04/L-018 Për Sigurimin e Detyrueshëm nga AutoPergjegjesis, Për Dëme nè Persona me pasoje të Lëndimit është përcaktuar se Në rast të paaftësisë së përkohshme ose të përhershme, duhet të sillet dëshmia mbi të ardhurat personale .
Nëse i dëmtuari nuk është i punësuar, merret si bazë mesatarja e pagës sipas kualifikimit që ka i lënduari.
Sipas informatave as nuk është kërkuar nga përfaqësuesi i Byrosë por ne mënyre Bllanko është paguar sipas vlerësimit te ekspertizës, e cila në fund j thekson se nè rast tè sjelljes së ndonjë dëshmie, ku i dëmtuari përfiton te ardhura pas aksidentit do te ndryshohet fitimi i humbur, rritet , zvogëlohet apo ndërkrehet, këtë ceshtje e rregullon rregullorja si mè lart në Nenin 16 tè po kësaj rregullore ,ku èshtë përcaktuar se Siguruesi është i detyruar që, një herë brenda vitit të bëjë auditimin e shkresave të lëndës së rentës në bazë të të cilave bën pagesën.
Siguruesi do të njoftojë personin që i paguan rentën nëse ka ndodhur ndonjë ndryshim i rëndësishëm i rrethanave në raport me rrethanat që ishin në kohën kur është caktuar renta, dhe do të ndërmarrë veprimet e nevojshme juridike me qëllim të rritjes, zvogëlimit apo ndërprerjes së rentës.
Qëllimi i kësaj dispozite është që edhe para se të arrihet marrëveshja për pagesë të rentës mujore ose në formë të kapitalizuar të vërtetohen rrethanat lidhur me atë se a përfiton i dëmtuari pas aksidentit nga ndonjë skeme e sigurimit social shëndetësor invalidor ose nga marrëdhënia e punës, dhe për të vërtetuar këto rrethana duhet të sillen prova materiale qè në rastin konkreti sipas informatave nuk janë kërkuar.
Por edhe pas marrëveshjes Neni 16 ka parapare kontrollimin çdo 1 vjet tè shkresave për të shqyrtuar mundësitë e ndryshimit ,ndërprerjes ose rritjes së rentës mujore.
Ndërsa në rastin konkret është paguar renta në mënyrë të kapitalizuar.
Prishtinë, 7 dhjetor – Rrëfimet e qytetarëve që punonin jashtë vendit, të cilët kur vinin në Kosovë tregonin për mënyra të lehta për përfitime parash nga mashtrimet me sigurimet në Zvicër, Gjermani dhe lenin gojëhapur ata që jetonin në Kosovë që me të drejtë habiteshin me lehtësinë e kompensimit, nuk janë asgjë para atyre që po ndodhin në vendin tonë.
Qytetari nga Istogu, Mentor Lipaj, i cili sipas fjalës popullore është i shnosh si kokrra e mollës, arriti të përfitojë më ndihmën e drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, një dëmshpërblim prej 296 mijë eurove, pasi atij ju aplikuar shkalla e invaliditeti të plotë.
Kompensimi prej 296 mijë eurove u krye nga Drejtori aktual i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, i cili nënshkroi transferimin e parave në llogari të avokatit të Mentor Lipaj edhe pse e njëjta lëndë po qëndronte e papaguar prej gati 10 vjetësh.
Dy drejtor të mëhershëm të Byrosë Kosovare të Sigurimeve nuk kishin pranuar ta paguanin sepse Gjykata e Apelit, e pati prishur vendimin e Gjykatës së Istogut dhe e kishte kthyer lëndën rigjykim duke kërkuar që i aksidentuar të sillte dokumente nga Belgjika, që do të dëshmonin se ai nuk punon apo përfiton ndihma të tjera nga ky shtet.
Për 10 vjet personi i kompensuar në shumën prej 296 mijë eurove, nuk solli asnjë dokument, dy drejtorët e mëparshëm të BKS refuzuan të paguajnë.
Gjithashtu nuk pati rigjykim
Dëmshpërblimi prej 286 mijë eurove ishte i dyti që qytetari M.L dhe P.K përfituan nga vetaksidenti i shkaktuar në vitin 2010, aksident ku ishin të pranishëm tre persona, përfshirë dhe pronarin e automjetit M.L, i cili në këtë ndodhi qëlloi që nuk ishte shofer i automjetit që e kishte pronë.
Herën e parë personat e vetëaksidentuar përfituan 57 mijë euro, zhdëmtim ky në emër të dëmeve materiale të shkaktuara.
Eksperti Aziz Berisha ka theksuar se pa u plotësuar kushtet që i ka kërkuar më letër, pra konform aktvendimit C.nr.231/11 të datës 28.05.2013 të Gjykatës Themelore në Pejë –Dega Istog, në cilësi të ekspertit që të llogarisë fitimin e humbur-rentën për paditësin e aksidentuar Mentor Lipaj nga Istogu, si pasojë e lëndimeve të tij në aksidentin e trafikut të datës 05.08.2011/
“ Nuk Ishin krijuar kushtet ligjore, pasi që paraprakisht nuk ishin siguruar provat mbi të ardhurat që ai ka mundur t’i realizonte, fillimisht nga sigurimi shëndetësor belg, menjëherë pas lëndimit të tij aksidental dhe për çfarë periudhe, më pas ndoshta nga byroja për punësim atje gjatë kohës sa do të qëndronte në kërkim të një vendi të ri pune adekuat me aftësitë e tija të reduktuara punuese pas lëndimet të tij aksidental dhe në fund – pensionit të realizuar pas pensionimit të tij eventual në Belgjikë”, ka theksuar eksperti Aziz Berisha, ekspertiza e të cilit nuk isht e pëlqyer nga drejtori aktual i BKS, Sami Mazreku.