Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Zveçan, pranë objektit të Postës, ku janë hedhur dy granata të dorës. Si pasojë e këtij incidenti janë shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Banorët e zonës janë evakuuar menjëherë pas shpërthimit. Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen. Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se dy granata ishin hedhur në atë zonë, njëra prej të cilave ka shpërthyer, ndërsa tjetra është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga autoritetet.
“Një granatë ka shpërthyer, ndërsa e dyta është shpërthyer nga ne në mënyrë të kontrolluar. Nuk ka pasur të lënduar, por ka dëme materiale. Policia është duke punuar për zbardhjen e rastit,” ka deklaruar Elshani.