Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur në zyrën postare në Zveçan të Mitrovicës së Veriut.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Kurti e ka cilësuar këtë sulm me elemente terroriste.
Rikthyer sulmit të ndodhur në postën e Kosovës, kryeministri Kurti shkruan se zyra do të vijojë me punën e saj, e se dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi do të rikuperohen. Ai e cilësoi ngjarjen si një përpjekje dëshpëruese e gjithë atyre që nuk mund të sundojnë në veri të Kosovës.
Sakaq, Albin Kurti thekson se po vijojnë hetimet ndaj rastit për të vënë para drejtësisë personin/at përgjegjës të sulmit.