Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit në një shtëpi familjare në Kumanovë, njoftoi dje Sektori i Punëve të Brendshme i Kumanovës.
Siç njoftoi prej atje, dje (20 mars) në ora 20:23 në SPB Kumanovë është raportuar se nga shpërthimi i bombolave të gazit në një shtëpi në rrugën “Gjorce Petrov” në Kumanovë ka rënë zjarr.
“Nga shpërthimi ka ndërruar jetë pronari L.D (60) nga Kumanova. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa hetimet janë duke vazhduar”, njoftuan nga SPB Kumanovë.