Shqipëria po luan sfidën e saj të dytë për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Kombëtarja po kryeson 2 me 0 ndaj Andorrës ku të dy golat janë shënuar nga sulmuesi Rey Manaj.
Kombëtarja ka kaluar në avantazh në minutën e 9′ të takimit me anë të futbollistit Rey Manaj i cili pas një krosimi nga një goditje dënimi e ekzekutuar nga Asllani ka shënuar me kokë.
Një top i gjatë i zotëruar nga Armando Broja i cili është futur fuqishëm në zonën kundërshtare dhe i ka dhënë një asist Rey Manajt për të dyfishuar shifrat në minutën e 19′.
Djemtë e Sylvinhos po përballen me Andorrën, pas humbjes me Anglinë. Në këtë ndeshje, bie në sy aktivizimi i sulmuesit Armando Broja nga minuta e parë, ndërsa trajneri nuk ka ndryshuar prapavijën në krahasim me ndeshjen me Anglinën, por ka bërë një lëvizje në mesfushë, duke larguar Ramadanin për t’i bërë vend debutuesit Juljan Shehu.