Fenomeni i dhunës në familje vazhdon të jetë shqetësues në vendin tonë, raporton Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës.
Siç bëhet e ditur, më së shumti raste janë raportuar në komunën e Prishtinës.
Po ashtu, në bazë të raportit ditor të Policisë, shumica e viktimave janë gra, raporton tutje “Zëri”.
Më poshtë jua sjellim të gjitha rastet veç e veç:
Dhunë në familje & Armëmbajtje pa leje.
Podujevë / 08.04.2025 – 18:00. Raportohet se bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike, psikike dhe kanosje viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri – pistoletë me 50 copë fishekë dhe një sprej. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Dhunë në familje
· Prishtinë / 08.04.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / 08.04.2025 – 13:30. Është raportuar se djali i cili vuan nga probleme shëndetësore psikike, si dhe është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht shkakton probleme në familje duke i kanosur anëtarët e familjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit është dërguar për shërim në klinikën psikiatrike.
· Podujevë / 31.03.2025 – 04:25. Më 08.04.2025 në Urgjencën e Psikiatrisë Prishtinë është intervistuar viktima femër kosovare, pasi e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Dhunë në familje
Kaçanik / 08.04.2025 – 19:30. Pas një mosmarrëveshjeje në familje, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij (dyshohet me probleme mendore) të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ka tentuar ta sulmojë fizikisht nënën e tij. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari – djali është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Dhunë në familje
Pejë / 08.04.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Dhunë në familje
Gjakovë / 08.04.2025 – 23:20. Më 09.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, me të cilën është duke bashkëjetuar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri