Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të shtyjë afatin për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta deri më 6 shkurt 2025. Ky vendim është marrë për të lehtësuar procesin e regjistrimit dhe për të siguruar pjesëmarrjen e barabartë të të gjithë qytetarëve në zgjedhje.
Për regjistrim, votuesit mund të shfrytëzojnë platformën online të KQZ-së: https://vpnv.kqz-ks.org.
Sipas KQZ-së, në kategorinë e votuesve me nevoja të veçanta përfshihen:
🔹 Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuara, të cilët nuk mund të dalin nga shtëpia;
🔹 Personat me lëvizje të kufizuar që ndodhen në spitale, shtëpi për të moshuarit apo strehimore;
🔹 Personat në rrethana të veçanta, që për arsye sigurie ose për shkak të arrestimit shtëpiak nuk mund të shkojnë në vendvotim.
Për të siguruar pjesëmarrjen e këtyre votuesve, KQZ do të angazhojë ekipe mobile në të gjitha komunat e Kosovës më 9 shkurt 2025.
Ky hap synon të mundësojë një proces zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët.