i fundit ka ndryshuar shumë gjatë muajve të fundit, për shkak të krizës globale energjetike, të thelluar nga lufta në Ukrainë. Çmimi i rrymës në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ka qenë rreth 430 euro për megavat në muajin gusht, krahasuar me 150 euro sa ka kushtuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar raporton Radio Evropa e Lirë.
Më 24 nëntor, ndërkaq, çmimi ka qenë 265 euro për megavat.“Çmimet në berza ndërkombëtare, aktualisht, janë dukshëm më të vogla, por nuk dihet se si do të jenë gjatë stinës së dimrit”, thotë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
Për disa ditë në muajin gusht, qytetarët e Kosovës janë përballur me reduktime të gjata me rrymë, për shkak të rënies së prodhimit vendor – si pasojë e disa riparimeve në termocentrale – dhe kostos së lartë të importit të energjisë elektrike nga jashtë.
Që atëherë janë shpeshtuar edhe thirrjet e autoriteteve për sa më shumë kursime
Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë. Këtë diferencë, ajo e importon nga jashtë.
Nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike, nuk iu përgjigjën interesimit të Radios Evropa e Lirë për kapacitetet aktuale prodhuese.
Disa qytetarë të anketuar nga REL-i në Prishtinë thonë se edhe gjatë këtyre ditëve janë duke u përballur me reduktime të kohëpaskohshme.
“…por, prishjet janë evituar në kohën më të shpejtë të mundshme. Edhe në kulmin e vërshimeve, që kanë ndodhur ditëve të fundit, mbi 99 për qind e konsumatorëve janë furnizuar me energji elektrike”, thotë Buzhala.
Ministria e Ekonomisë e Kosovës, e cila harton politika për energjinë, nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse, aktualisht, është duke ndërmarrë ndonjë hap për të siguruar furnizim të rregullt me rrymë.
Në një anketë që ka publikuar Radio Evropa e Lirë në ueb-faqen e saj në muajin shtator, 49% e pjesëmarrësve kanë thënë se këtë dimër planifikojnë të ngrohen me rrymë, 38% me dru, 6% me pelet dhe 7% nuk kanë shprehur qëndrim të qartë.
Kjo, sipas vendimit, nënkupton që të ndalet ngrohja në ato zyra apo objekte, ku nuk ka prezencë fizike, si dhe në të gjitha korridoret.
Nga KEDS-i thonë se, tash për tash, nuk është e qartë nëse këto rekomandime kanë pasur ndikim në praktikë.
Shtrenjtimi ka prekur vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë, brenda një muaji.
Për konsumatorët që shpenzojnë më pak, çmimi i rrymës nuk ka ndryshuar – ata vazhdojnë të paguajnë 7 centë për kilovat gjatë tarifave të shtrenjta dhe 3 centë gjatë tarifave të lira.
Nga 1 prilli deri më 30 shtator, tarifa e lirë vlen nga ora 23:00 deri në 8 të mëngjesit.