Siç raportohet i Dërguari Special i BE për Dialogun Prishtinë-Beograd, Peter Sorensen, në takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Djuric diskutuan rreth planeve të një dialogu produktiv të nivelit teknik mes dy palëve, si dhe për temat që mund të përfshihen në diskutimet e ardhshme.
Djuric më pas ka shkruar në X rreth takimit me emisarin evropian ku ka pretenduar se “Serbia në vazhdimësi ka mbështetur procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe ka të përbashkët interesin pa mëdyshje që të ketë përparim në këtë proces”.
Përveç ripërtëritjes së Dialogut Djuric që ishte temë kryesore shkruan Djuric, diplomatit ndërmjetës i është shprehur siç pretendon se përkundër qasjes kontruktive të Beogradit nga pala tjetër ishte parë vetëm me veprimtari dëmtuese e të njëansshme që paska penguar procesin më tej.
Ai theksoi si pengesa atë që e konsideron përndjekje të serbëve në Kosovë me procese ligjore të motivuara politikisht që po krijon mjedis negativ politik siç njoftohej në komunikatën e ministrisë së jashtme serbe.
Emisari i BE-së të enjten qëndroi në Prishtinë, ku u takua me zëvendëskryeministrin në largim, Besnik Bislimi. Sorensen shkurt para mediave u shpreh se vizita e tij ka qenë “pjesë e zakonshme e misionit” dhe se të tilla priten edhe në të ardhmen.
“Sot jam në Prishtinë si pjesë e zbatimit të mandatit. Ekipi im dhe unë jemi duke zhvilluar vizita në nivel pune – kjo është një pjesë e zakonshme e misionit tonë, dhe do të shihni edhe vizita të tjera të ngjashme në të ardhmen. Jam shumë i lumtur që jeni këtu. Nga këtu do të vazhdoj për në Beograd, dhe më pas do të kthehem në Bruksel. Kaq për tani” – ka thënë ai./gazetametro.net