Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje lokale shiu. Sipas parashikimeve, në disa zona mund të shfaqen edhe rrebeshe të izoluara, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe drejt mbrëmjes parashihen edhe intervale me diell. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 21°C.
Situatë e ngjashme meteorologjike pritet edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi. Këto vende do të përballen me vranësira të shpeshta sidomos gjatë paradites, si dhe reshje të lokalizuara shiu. Gjatë pasdites parashihen kthjellime më të dukshme, por nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar shoqëruar me vetëtima dhe bubullima.