Zyrtarisht Spanja nuk i njeh as dokumentet e Republikës së Kosovës, por sot ka bërë një përjashtim.
Në pasaportat e gazetarëve është vendosur vula e shtetit të Spanjës, tek aeroporti i Malagës.
Ndryshe, ekipit, delegacionit të FFK-së nga Kosova, vula u është vendosur në letër (vizën e lëshuar nga Madriti zyrtar).
Vlen të theksohet se zakonisht, kushdo që ka udhëtuar nga Kosova, vula spanolle është vendosur në letër.