Besnik Tahiri nga AAK ka reaguar pas vrasjeve të 24 orëve të fundit në Vushtrri.
Ai ka thënë se duhet reflektim serioz si shoqëri dhe se sipas tij një ligj për armët pa leje, raporton Periskopi.
Postimi:
Dy vrasjet e fundit janë këmbana të fuqishme për ata që kanë vesh. Kemi hyrë në rrugë të gabuar si shoqëri. Kemi arritur në një pikë kritike kur dhuna, vrasjet dhe tragjeditë janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Dje, një djalë 19-vjeçar u vra pas iftarit, duke u qëlluar dhe duke u kthye në shtëpi pa frymë. Dhe sot, një tjetër vrasje e tmerrshme ku një grua e pafajshme u vra.
Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të kuptuar se kemi nevojë për një reflektim serioz gjithë-kombëtar dhe një ligj të fortë për armët pa leje? A duhet të ndodhin edhe më shumë humbje jetësh për të reaguar si shoqëri?