Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se Ligji i Pagave duhet të hyjë në fuqi më së largu më 1 shkurt 2023.
Sipas Tahirit, vlera e një koeficienti duhet të jetë 129 euro.
“Projektligji i Pagave duhet të hyjë në fuqi më së largu më 1 shkurt 2023, që nënkupton procedurat në Kuvendin e Kosovës duhet të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur dhe propozimin që e kemi dhënë ne. E dyta lidhet drejtpërdrejt.
“Kurse, e treta ka të bëjnë me dallimet në midis institucioneve kushtetuese siç është ai me Kuvendin, pastaj në shtojca siç është Dogana dhe Administrata Tatimore dhe nenet tjera që rrezikojnë që kur ky Projektligj potencialisht të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka përfunduar ai.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës javën e kaluar kanë votuar në parim Projektligjin e Pagave për Sektorin Publik. Opozita edhe pse i ka dhënë mbështetje këtij Projektligji, megjithatë ka kërkuar që të bëhen ndryshime në mes dy leximeve.
Sipas prezantimit të Projektligjit nga ana e Qeverisë, me të zvogëlohet hendeku mes pagës më të ulët dhe më të lartë në vend. Koeficienti më i lartë do të jetë 18 për presidentin, ndërsa më i ulëti do të jetë 3.78.
Ligji i cili ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese, pritej të rregullonte pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit.
Pra, Ligji rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind e tyre mbetën jashtë. Por, punëtorë në sektorë të ndryshëm publikë, kishin shprehur pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në Ligj.