Sot, Unioni i Studentëve Shqiptarë (USSH), si organizata e vetme kombëtare, mbajti një takim me studentët e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, konkretisht në Fakultetin e Biznesit.
Në këtë takim, z. Ardit Bobi, përfaqësues i USSH dhe Kryetar i studentëve të Fakultetit të Biznesit, theksoi rëndësinë e të drejtave të studentëve dhe përfaqësimin e tyre të drejtë. Ai diskutoi mbi mundësitë që studentët kanë për të angazhuar zërin e tyre në proceset vendimmarrëse brenda universitetit.
Po ashtu, në këtë takim mori pjesë Kryetari i Parlamentit të Studentëve, njëherësh Kryetar i USSH z. Ardi Zenelaj, i cili shpalosi projektet dhe idetë për udhëheqjen studentore. Ai inkurajoi studentët të angazhohen aktivisht në iniciativat e organizatës dhe të kontribuojnë në zhvillimin e një ambienti më të mirë akademik.
Ky takim nënvizoi angazhimin e USSH për të mbrojtur dhe promovuar interesat e studentëve në nivel kombëtar, duke krijuar një platformë për dialog dhe bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Unionit të Studentëve Shqiptarë.